Basha: Prioritet i programit qeverisës, integrimi europian

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se integrimi europian është një nga prioritet kryesore të programit elektoral, të forcës politike që ai drejton, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë një interviste televizive, Basha tha se Shqipëria ka ngecur në vendnumëro në procesin e integrimit europian.

“Sllovenia do të marrë presidencën e Bashkimit Europian në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Dhe ne kemi shpallur integrimin europian si një nga prioritetet kryesore të programit tonë e padiskutim një nga prioritetet kryesore të qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

“Për 8 vite me radhë Shqipëria ka ngecur në vendnumëro në procesin e integrimit europian dhe ka humbur në këtë mënyrë një mundësi të jashtëzakonshme të ndihmës financiare dhe jo vetëm që Bashkimi Europian ofron në këtë proces. Plani ynë, angazhimi ynë, është që të zhbllokojmë këtë proces menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit”, vijoi Basha.

“Dhe në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm koordinimi ynë me Bashkimin Europian. Me kryeministrin e Sllovenisë që do të marrë presidencën e Bashkimit Europian, diskutuam konkretisht si për sfidat apo detyrat që duhet tё plotësojmë apo planin tonë që duhen plotësuar këto detyra, ashtu dhe pёr mbështetjen konkrete që Sllovenia do tё japë si presidente e ardhshme, si mbajtëse e presidencës sё ardhshme 6-mujore tё Bashkimit Europian. Ndërsa Kroacia ka një tjetër veçori”, shtoi Basha.

“Kroacia ёshtё vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian dhe nga kryeministri kroat mora zotimin pёr tё na ndihmuar jo vetёm nё tryezёn ku merren vendimet politike qё ёshtё Kёshilli Europian, ku Kroacia do tё mbёshtesё rrugёn tonё europiane. Padiskutim, do tё mbёshtesё planin tonё pёr tё zhbllokuar kёtё rrugё pёrmes plotёsimit tё detyrave tё angazhimeve qё Shqipёria do tё përmbush por po kёshtu mora angazhimin e tij qё do tё mbёshtesё edhe nё procesin teknik qё ёshtё njё proces sfidues ku dhe Kroacia ka pasur sukses tё jashtёzakonshёm pёr tё nisur dhe pёr tё përmbyllur me sukses negociatat dhe për ta bërë vendin anëtar të Bashkimit Europian”, vijoi Basha.

Kreu i PD tha se garancia se brenda 6 muajve pasi të marrë qeverinë do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, është vullneti i tij.

“Po mos ta kisha këtë bindje, nuk do ta deklaroja. Padiskutim që kjo bindje është e bazuar edhe në diskutimet që kam patur me partnerët tanë gjermanë, me kryeministrin e Sllovenisë që merr presidencën e Bashkimit Europian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, me kryeministrin kroat i cili kishte presidencën vitin e kaluar të Bashkimit Europian dhe u përpoq me mish e me shpirt që Shqipëria të ecte përpara”, tha ai.

“Por problemi nuk ka qenë Bashkimi Europian, problemi ka qenë Shqipëria”, u shpreh Basha.

Basha gjithashtu kujtoi dhe zotimin për ndyshime kushtetuese sa i takon komptencave të Kryeministrit. “Unё kam folur pёr njё horizont tё ri kushtetues ku primare do tё jetё kufizimi i pushtetit sepse ne kemi ardhur nё kёtё situatё pёr shkak tё pushtetit absolut të një njeriu të vetëm i cili ka marrë peng vendin, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng shtetin, ka marrë peng institucionet, ka marrë peng mediat, ka marrë peng jetën e përditshme të qytetarit shqiptar”, tha Basha.

Ai garantoi se, “Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve, sepse Partia Demokratike dhe unë kemi një zotim t’i mbajmë duart larg nga Reforma në Drejtësi. Ta zhvillojmë atë me një standard dhe të mbajmë duart larg nga Reforma në Drejtësi. Kjo është dhe garancia e vetme që Reforma në Drejtësi të përfundojë me sukses dhe të japë rezultatet për të cilat ne e votuam me konsensus dhe unanimitet pothuajse 5 vite përpara”, përfundoi Basha. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.