“AstraZeneca” 100% efikase kundër rasteve të rënda të COVID-19

ROMË, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Vaksina “Astrazeneca/Oxford” është 100 % efikase në shmangien e shtrimit në spital nga COVID-19, sipas një studimi të bërë nga kompania italiane e specializuar në sektorin e bioteknmologjisë molekulare Irbm dhe e botuar në revistën “Lancet”.

“Studimi sqaroi se efikasiteti në kundërshtimin e sëmundjeve të rënda është 100%”, deklaroi Pietro Di Lorenzo, presidenti i Irbm.

“Kjo do të thotë që të gjithë personat e vaksinuar nuk rrezikojnë më të shkojnë në spital ose në kujdes intensiv”, shtoi ai.

Studimi u krye mbi 10 290 persona në Angli dhe 10 300 në Brazil, të moshës 18 vjeç e lart duke përfshirë edhe të moshuarit me patologji serioze, si diabeti, mbipesha, insuficienca e frymëmarrjes dhe problemet kardiovaskulare./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.