BRUKSEL – BE: Të shmangen vendimet e njëanshme për kufijtë

BRUKSEL, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian do t’u dërgojë një letër të gjitha shteteve anëtare për t’iu kujtuar angazhimet e tyre për të garantuar një qasje të koordinuar në nivel europian për kufizimet në qarkullimin e lirë, theksoi komisionieri europian për Drejtësinë, Didier Reynders në një mesazh në Twitter.

“Letra është dërguar në emrin e tij dhe në emrin e komisioneres për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson”, shtoi ai.

“Ne duhet të shmangim vendimet e njëanshme”, nënvizoi Reynders, duke kujtuar se ai do të flasë në Këshillin e Çështjeve të Brendshme javën e ardhshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.