TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Ekipet e punës në bashkinë e Korçës vazhdojnë pastrimin e rrugëve në akset kryesore dhe zonat rurale, për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet e dëborës.
Bashkia Korçë bën të ditur se 12 borëpastruese, fadroma, kamionë që përdoren për hedhjen e kripës dhe 300 punonjës kanë qenë në gatishmëri të plotë, 24 orë në shërbim të banorëve në qytet dhe në fshat.
130 tonë kripë dhe skorje janë përdorur këto tri ditë në të gjithë bashkinë e Korçës.
Ndërsa të gjitha rrugët kryesore në qytet dhe akset Voskopjë, Dardhë, Dvoran, Vithkuq, Bulgarec, Lekas, Drenovë, Voskop janë të kalueshme. Ndërkohë puna vazhdon në rrugët dytësore. /a.a/r.e/