BRUKSEL – BE: Të shmangen vendimet e njëanshme për kufijtë

BRUKSEL, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian u bëri thirrje sot shteteve anëtare për një qasje të koordinuar në lidhje me kufizimet në kufijtë e Bllokut.

“KE sapo u ka dërguar një letër të gjitha vendeve anëtare për t’u kujtuar angazhimet e tyre për sigurimin e një qasjeje të koordinuar në nivelin e BE-së në lidhje me kufizimet e lëvizjes së lirë”, shkroi në Twitter eurokomisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders.

“Ne duhet të shmangim vendimet e njëanshme”, shtoi ai.

Reynders specifikoi se letra ishte dërguar në emrin e tij dhe në emër të eurokomisioneres për Punët e Brendshme, Ylva Johansson./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.