Meghan dhe Harry në pritje të një fëmije tjetër

LONDËR, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Archie do të ketë një vëlla ose një motër të vogël.

Kjo pasi Harry dhe Meghan, duka dhe dukesha e Sussex, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i çiftit, i cituar nga BBC.

Në këtë drejtim, disa fjalë që kishin qarkulluar javët e fundit, tani gjejnë konfirmim zyrtar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.