LONDËR – Johnson: Qasje globale në samitin e G7 për të mundur COVID-19

LONDËR, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson do të kërkojë një qasje globale për të mundur armikun e përbashkët, që është koronavirusi, gjatë takimit të parë virtual të G7, nën presidencën britanike, njoftoi Downing Street.

Takimi, i pari i G7-s që prej muajit prill, do të jetë i pari në të cilin do të marrë pjesë presidenti amerikan, Joe Biden që prej mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë.

Ky samit i paraprin atij të parashikuar më 11-13 qershor në Cornuailes (jugperëndim të Anglisë).

Sipas shërbimeve të tij, Boris Johnson do t’u kërkojë presidentëve dhe kryeministrave të miratojnë një qasje globale të përbashkët përballë pandemisë për t’i dhënë fund polotikave nacionaliste që shkaktojnë ndarje dhe prishin përgjigjen fillestare ndaj pandemisë.

“Përparimet në shkencë na kanë dhënë vaksinat që na duhen për t’i dhënë fund kësaj pandemie. Tani qeveritë në të gjithë botën kanë përgjegjësinë të punojnë së bashku për të mundësuar një përdorimin sa më të mirë të këtyre vaksinave”, tha Boris Johnson në një deklaratë.

“Shpresoj që 2021 të kujtohet si viti kur njerëzimi ka punuar së bashku si kurrë më parë për të mposhtur një armik të përbashkët”, shtoi ai.

“Gjatë samitit virtual, ku do të marrin pjesë drejtuesit e vendeve të G7-s, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA si dhe presidentët e Komisionit dhe Këshillit Europian, kryeminstri britanik do të punojë me partnerët e tij për zbatimin e planit të njoftuar vitin e kaluar para Kombeve të Bashkuara për parandalimin e pandemive të ardhshme”, sipas  Downing Street.

Më 23 shkurt, Boris Johnson do të drejtojë një takim virtual të Këshillit të Siguritmit të Kombeve të Bashkuara, i pari për një kryeministër britanik që prej vitit 1992, mbi temën e lidhjes mes ndryshimit klimatik dhe konflikteve, para COP 26 në Glasgow (Skoci) më 26 nëntor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.