“Shën Mëri Eleusa”, ikona e pikturuar nga Nikolla Onufri në 1578

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Ikona “Shën Mëri Eleusa” është një prej ikonave të ekspozuara në MKAM, të Nikolla Onufrit, në pavionin që mban emrin e babit të tij.
Muzeu i Artit Mesjetar thekson se ikona është pikturuar nga Nikolla Onufri për ikonostasin e kishës së Shën Mëri Vlahernës në Berat në vitin 1578.
Nikolla djalë dhe nxënës i Onufrit ka ndjekur gjurmët artistike të babait dhe mësuesit të tij, jo vetëm në stil por edhe në mënyrën e pikturimit. Në fund të ikonës mbi një sfond të kuq, piktori ka lënë të shkruar mbishkrimin “lutje e shërbëtorit të Zotit, konteshë dhe grua e priftit, Amin”.
Virgjëresha paraqitet me Krishtin fëmijë në dorë të majtë, dhe me dorën tjetër tregon fëmijën e saj. Krishti paraqitet i qetë duke mbajtur një pergamen të mbledhur në dorë të majtë dhe jep bekimin e tij me dorën e djathtë.
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.