“Shën Mëria në fron me Krishtin, Zonja e Engjëjve”, ikona e pikturuar rreth viteve 1650

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Ikona “Shën Mëria në fron me Krishtin, Zonja e Engjëjve” është pikturuar rreth viteve 1650 dhe vjen nga zona e Kolonjës.
Muzeu i Artit Mesjetar bën të ditur se në sfondin e artë predominon figura e Shën Mërisë e ulur në fron duke mbajtur Krishtin fëmijë në prehër.
Në pjesën e sipërme paraqiten dy kryeengjëjt me krahë të hapura dhe me duart në pozicion lutjeje.
Ky lloj kompozimi ku Shën Mëria e ulur në fron druri shumë të dekoruar me harqe të gdhendura dhe dantella u shfaq kryesisht gjatë shekullit XVIII në shkollën e Kretës, Tebës dhe në ishuj.
Draperitë në maforin e Virgjëreshës si dhe këpucët e kuqe të kujtojnë pikturat e piktorit kretian Theofan të pikturuara në kishën e Shën Nikollës në Meteora./k.s/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.