Rritja e numrit të të infektuarve/ Apeli i Manastirliut: Mos ulni vigjilencën ndaj COVID-19

TIRANË, 10 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/ “Mos ulni vigjilencën ndaj COVID-19”, apelon ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka shpërndarë urimin e stafit të reanimacionit të Pediatrisë së Durrësit.

Manastirliu ka apeluar të mos ulet vigjilenca për higjienën, distancën dhe maskën.

“Me urimin për një ditë të mbarë, stafi i reanimacionit të Pediatrisë së Durrësit ju kujton të mos e ulni vigjilencën për zbatimin e masave anti-COVID, Maskë, Higjienë, Distancë. Bashkë ia dalim”, shprehet Manastirliu.

Ditët e fundit  numrit  i infektuarve me COVID 19 është rritur ndjeshëm në vendin tonë.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se një nga arsyet kryesore është ulja e neglizhencës në respektimin e masave anti COVID, si nga ana e qytetarëve, në mbajtjen e maskës, distancimin fizik dhe orarin policor, po ashtu dhe të biznesit në respektimin e masave të paracaktuara për sipërmarrësit në ambientet ku ushtrojnë biznes. Në këtë drejtim, sot, pritet të mblidhet Komiteti Ekspertëve për të marrë një vendim në shtimin e masave anti COVID-19

Vetëm ditën e martë u regjistruan 1239 raste të reja me COVID 19 dhe 16 humbje jete, ndërsa numri i të shëruave të martën ishte 805. Në total në vendin tonë  janë realizuar 394 242 testime. Nga të cilat 87 528 raste pozitive, 52 933 të shëruar, 33 107 raste aktive dhe 1 488 humbje jete.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.