“Shën Mëri Hodigitria” e pikturuar në shek. XV, një prej ikona më të bukura të ekspozuara në Muzeun e Artit Mesjetar Korçë

 

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ “Shën Mëri Hodigitria” është një prej ikonave më të bukura që ekspozohet në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.

Muzeu i Artit Mesjetar Korçë bën të ditur se ikona e ka origjinën nga kisha e Lindjes së Virgjëreshës në ishullin e Maligradit dhe është pikturuar në shekullin e XV.
Shën Mëria shfaqet duke mbajtur Krishtin Emanuel në dorë të majtë dhe dorën e djathtë e ka mbështetur në gjoksin e saj.
Aureola e saj është pikturuar në ngjyrë të kuqe mbi sfondin ohër të ikonës. Fytyra katrore e Virgjëreshës të kujton fytyrat e shenjtorëve strategë të pikturuara në manastirin e Shpërfytyrimit (Metamorfozës) në Meteora gjatë viteve 1483.
Në pjesën e sipërme të ikonës shfaqet profeti Solomon duke shpalosur elitarin e shenjtë të shkruar me shkronja kaligrafike “Dituria do të ndërtojë atë banesë” . Ai shfaqet me kurorë dhe veshje mbretërore.
Ikona është totalisht e pikturuar sipas traditës së shkollës së Kosturit, shkollë kjo e një niveli shumë të lartë artistik./k.s/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.