Vdes ikona e modës dhe e paqes Ruth Dayan

TEL AVIV, 5 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ruth Dayan, bashkëshortja e parë e Moshe Dayanit, ikona e së majtës izraelite, kampione e paqes dhe një nga themelueset e modës në vend me markën e saj ”Maskit”, vdiq sot në moshën 103-vjeçare në Tel Aviv.

“Një grua që u bë një legjendë izraelite e kohës së saj”, deklaroi presidenti izraelit Reuven Rivlin.

“Historia e jetës së saj përmban realizimin e ëndrrës izraelite”, theksoi ai.

Ruth Dayan u lind më 6 mars 1917 në Haifa./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.