MOSKË – Borrell i kërkon Rusisë lirimin e Navalnyt

MOSKË, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Kërkojmë lirimin e Aleksey Navalnyt dhe fillimin e një hetimi për atë kjo ka ndodhur edhe pse ne respektojmë sovranitetin Rusisë, por të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë thelbësore për të ardhmen e përbashkët, deklaroi sot në Moskë përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

”Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Europian kanë arritur në nivelin më të ulët nga fakti i helmimit dhe më pas i burgosjes së opozitarit kryesor të Kremlinit”, theksoi sot kreu i diplomacisë europiane në Moskë.

“Është e sigurt që marrëdhëniet tona janë shumë të tendosura dhe çështja Navalny është shumë e ndjeshme”, theksoi Josep Borrell.

Ministri rus, pa përmendur emrin e opozitarit, u shpreh i gatshëm për të diskutuar për çdo lloj çështjeje, ndërsa bëri përgjegjëse BE-në për tensionet ekzistuese.

“Problemi ynë kryesor është mungesa e normalitetit në marrëdhëniet Rusi-BE (…) kjo është një situatë jo e shëndetshme që nuk i shërben askujt “, theksoi ai, duke dashur një diskutim të sinqertë dhe të detajuar me Borrell.

Rusia i ka cilësuar si ndërhyrje kritikat europiane që dënojnë ndjekjen penale kundër Navalnyt dhe represionin brutal të manifestimeve në mbështetje të opozitarit këto ditët e fundit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.