Zhupa: Bashkia e Tiranës ka skualifikuar nga rindërtimi shtëpinë e familjes Nozlli

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ishte sot në fshatin Gropje të Tiranës, ku Riza Nozlli jeton së bashku me bashkëshorten dhe vajzën në një shtëpi të shkatërruar tërësisht nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ata thonë se Bashkia i ka skualifikuar nga procesi i rindërtimit dhe nuk i ka dhënë as bonus dhe as ndihma.

Bashkëshortja e Rizait shprehet se “tërmeti i 26 nëntorit e shkatërro shtëpinë dhe sa herë që bie tërmet 3 ballë, siç ka rënë, vazhdon dhe bie muri. Bashkia na futi tek DS2 dhe kur e kemi firmosur nuk e dinim se na kishin vendosur aty, sepse i vendosnin me laps sipër, e firmosja unë pastaj ata shkruanin. Në Bashki na thanë se jeni të skualifikuar. Nuk kam se ku të rri këtu”.

Ina Zhupa tha se, “kjo qeveri dhe Bashkia Tiranë kanë dështuar duke e treguar qartë këtë. Pak metra më poshtë qeveria po i rindërton shtëpinë e Lul Agës i cili ka vila trekatëshe. Ndërsa ju këtu që keni nevojë për të futur kokën në një vend të sigurt, nuk ju pranojnë në institucione”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.