Xhaçka në konferencën e OKB-së/ Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet për ndërtimin e paqes

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë sot në punimet e Konferencës së Nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndërtimin e Paqes, së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Përgëzime për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe bashkëkryetarët nga Sierra Leone, Sudani, Gjermania dhe Kanadaja për këtë aktivitet të suksesshëm”, tha Xhaçka.

Ajo theksoi se “Shqipëria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes dhe e vlerëson fondin si një instrument thelbësor për paqen dhe sigurinë”.

“Qasja shumëpalëshe, e bazuar në rregulla, për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes është një nga përparësitë kryesore të Shqipërisë, si kandidat për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB, për vitin 2022–2023”, tha ministrja Xhaçka. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.