Vokshi: Shkolla “18 Nëntori” në Kuçovë pa ngrohje dhe me lagështi

TIRANË, 27 janar /ATSH/ “Propaganda e fasadave me ngjyra në shkolla, lë fëmijët në Kuçovë mes të ftohtit e lagështisë”, deklaroi sot ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

“760 milionë lekë u shpenzuan për shkollën “18 Tetori” në Kuçovë. Në inaugurim, mori pjesë edhe deputetja Felaj, që e shiti si një ndër punët më të mira të bashkëpunëtorëve të saj partiakë”, tha Vokshi.

Por, shtoi Vokshi, “vetëm fasada e ngjyrave dhe propaganda nuk mjafton. Temperaturat e ulëta të janarit e kanë bërë të vështirë mësimin në këtë shkollë”.

“Nuk ka sistem ngrohje. Nxënësit detyrohen të sigurojnë privatisht ngrohës portativë, por automati nuk e mban ngarkesën. Muret kanë krijuar lagështi për shkak të abuzimit me fondet dhe cilësisë së dobët të punimeve. Në oborrin e shkollës kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza duke krijuar një mjedis të rënduar e të rrezikshëm për fëmijët”, tha Vokshi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.