U prek nga virusi/ Pacienti i moshuar: U ringrita shpejt falë kujdesit të mjekes së familjes

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Pandemia e COVID-19 që ka prekur të gjithë botën e bëri edhe më të dukshme punën e pa lodhur të bluzave të bardha.

Shqiptarët prej muajsh po bashkëjetojnë me virusin e padukshëm, ndërsa një numër i lartë i të prekurve po mjekohen në kushtet e shtëpisë, duke u ndjekur nga mjekët e familjes.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot historinë e një pacienti në moshë të tretë, i cili ishte i infektuar nga virusi dhe falë përkujdesit të mjekes së tij të familjes, sot gëzon shëndet të plotë.

Ai tregon se mjekja përveçse e ka informuar atë me terapinë që duhet të ndiqte, e ka inkurajuar vazhdimisht në këtë betejë të fortë që falë edhe asaj ja doli ta fitonte.

“Mjekja ime e familjes me ndihmoi t’ja dilja kësaj beteje. Përveçse terapisë me ilaçe, ajo me inkurajonte që të mos stresohesha. Njëkohësisht merrte edhe fëmijët e mi për t’i këshilluar se si mund të me ndihmonin. Vetëm falë kujdesit të saj unë e kalova shpejt dhe u ringrita”, tregon pacienti.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.