TOKIO, 27 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministri japonez kërkoi falje pasi dy ligjvënës të koalicionit qeverisës kalonin kohën e lirë në baret e Tokios, ndërsa qyteti ishte nën urdhrat e qëndrimit në shtëpi.
“Unë sinqerisht kërkoj falje për daljet e tyre”, theksoi Yoshihide Suga gjatë një takimi të Komitetit të Buxhetit të Dhomës së Lartë të parlamentit.
“Ne i kërkuam publikut të përmbahet nga dalja”, shtoi ai.
Një ringjallje e infeksioneve të koronavirusit bëri që qeveria Suga të vendoste një gjendje të jashtëzakonshme për Tokion dhe tre prefekturat e tij fqinje në fillim të këtij muaji.
Banorëve iu kërkua që të shmangin daljet dhe që baret dhe restorantet të mbyllen në orën 20:00.
”Deputetët liberal-demokratë, Jun Matsumoto dhe Kiyohiko Toyama vizitonin baret e Ginzas në Tokio përgjatë shumë netëve”, njoftoi ”Daily Shincho”. /os/