SOFJE, 27 janar /ATSH-BTA/ – Parlamenti bullgar zgjodhi sot Kiril Vulchev si drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Bullgare të Lajmeve (BTA) me një mandat pesëvjeçar.
Vulchev u zgjodh me 105 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ai bëri betimin menjëherë pas zgjedhjes nga parlamenti.
BTA kishte shprehur mbështetjen e saj për gazetarin dhe juristin Kiril Vulchev, i cili filloi si një reporter në agjencinë e lajmeve dhe që nga ajo kohë edhe si këshilltari i saj ligjor.
Zgjedhja e Vulchevit në këtë post vjen pasi drejtori i BTA-së, Maxim Minchev vdiq nëntorin e kaluar pasi po trajtohej për COVID-19./ a.jor.