TIRANË, 27 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 64 047 500 lekë pa TVSH, për financimin e hartimit të projektit të ndërhyrjeve rehabilituese/përshtatëse të nevojshme për kthimin e strukturës së objekteve që janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore, në Bashkinë Krujë.
Vendimi parashikon përdorimin e fondit të rindërtimit në masën 64 047 500 lekë pa TVSH.
Efekti financiar i këtij vendimi do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2021, dhe i transferohet, në formën e transfertës së pakushtëzuar, Bashkisë Krujë.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Krujë. /m.m/j.p/r.e/