Parashikimi i motit, 27 janar 2021

TIRANË, 27 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e mërkurë parashikohet i kthjellët, me përjashtim të zonave malore ku vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare.

Prej mesnatës e deri afër mëngjesit, parashikohet borë lokale e dobët në zonat malore. Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica në rrugë të cilat do të mbesin dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor, e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave me shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë me lartësi vale 1.8-3.5m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/8 re diell
Kukës -4/1 re diell
Lezhë 2/8 re diell
Dibër -7/0 re diell
Durrës 3/9 re diell
Tiranë -1/8 re diell
Elbasan -2/7 re diell
Berat -3/7 re diell
Vlorë 2/9 re diell
Korçë -6/0 re diell
Gjirokastër -3/6 re diell
Sarandë 3/9 re diell

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.