Pagesat e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve rritje me 18 % në 2020-ën

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Pagesat e dëmeve gjatë vitit 2020 u rritën me 18.5 % krahasuar me vitin 2019.

Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Sigurimi Motorik me rreth 3,390 milionë lekë, apo 44.84 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Gjatë vitit 2020, janë paguar gjithsej 7,5 miliardë lekë dëme.

Numri i dëmeve të paguara gjatë vitit 2020 është ulur me 790 dhe arriti shifrën 48 181 nga të cilat 46314 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1 867 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.