TIRANË, 27 janar/ATSH/ Në njësinë administrative Odrie, strukturat e bashkisë Gjirokastër ndërhynë për evitimin e problematikave të shkaktuara nga moti i keq.
Bashkia e Gjirokastrës bëri të ditur se “punimet e kryera mundësuan eliminimin e dëmeve nga rrëshqitjet e dherave, në rrugën e fshatit Labovë e Vogël si dhe në një segment në lagjet e sipërme të Labovës së Madhe”.
Sipas bashkisë, gjithashtu u punua për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore të fshatrave Hundëkuq dhe Tërbuq.
Për shmangien e fenomenit të erozionit, në këtë njësi administrative, janë mbjellë 75 fidanë, pemësh të reja.
Vitet e fundit bashkia e Gjirokastrës po kryen më shumë investime edhe në fshatra dhe zonat rurale./k.s/r.e/