Mjeku Pëllumb Pipero infektohet me COVID-19

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është infektuar me koronavirus.

Pipero është shprehur për mediet se është karantinuar, por është në gjendje të mirë shëndetësore me disa simptoma të lehta, si dhimbje koke.

Mjeku Pipero ishte ndër të parët që mori vaksinën antiCOVID dy javë më parë në qendrën e ngritur në “Air Albania”.

Deri tani, 549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID-19 kanë kryer dozën e parë të vaksinës antiCOVID nga kompania “Pfizer”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.