Miratohet kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit, më 1 shkurt seanca plenare

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 8-26 shkurt 2021

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u zhvillua me anë të platformës së komunikimit elektronik “Cisco Webex”, njoftoi sot zyra për shtyp e Kuvendit të Shqipërisë.

Konferenca miratoi kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 8-26 shkurt 2021.

Në mbledhje u vendos që seanca plenare e parashikuar për datën 4 shkurt 2021 të zhvillohet më datën 1 shkurt 2021, ora 10:00.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.