FUTBOLL – Rooney përfundon karrierën e tij si futbollist

LONDER, 27 janar /ATSH-AA/ – Asi anglez i futbollit, Wayne Rooney i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar dhe filloi një të re si trajner.

Në një kohë futbollisti më i talentuar anglez Rooney njoftoi se përfundon karrierën e tij si lojtar në moshën 36-vjeçare për t’ju përkushtuar një sfide të re, funksionit të shefit të shtabit teknik në ekipin e ligës së dytë Derby County.

Rooney si një 16-vjeçar në fanellën e Evertonit u bë golashënuesi më i ri në historinë e Premier ligës ndërsa shpejt kaloi në Manchester United dhe u bë lojtari i ri më i shtrenjtë në botën e futbollit (36 milionë dollarë).

Si golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Unitedit, Rooney në “Old Trafford” për 13 vite fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, 5 tituj të Premier ligës, FA kupën dhe 4 Kupa të Ligës. Në fanellën e “djajve të kuq” shënoi rekord 253 gola dhe zhvilloi gjithsej 559 ndeshje. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.