BRUKSEL – Takim i shefave ushtarakë të NATO-s mbi misionet dhe aktivitetet e aleancës 

BRUKSEL, 27 janar /ATSH-AA/ – Një takim midis shefave ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s ka filluar në Bruksel për të diskutuar operacionet, misionet dhe aktivitetet e aleancës.

Seanca e 185-të e Komitetit Ushtarak të Shefave të Mbrojtjes filloi në selinë e NATO-s, me disa shefa ushtarakë të pranishëm në të, përmes nje lidhjeje video.

Të udhëhequr nga kreu i Komitetit Ushtarak, mareshal Stuart Peach, shefat ushtarakë do të diskutojnë operacionet, misionet dhe aktivitetet e NATO-s, si dhe do të takohen me partnerët e tyre operacionale në Misionin e Mbështetjes (RSM) në Afganistan, misionin e NATO-s në Irak dhe formatin e Forcës së Kosovës (KFOR).

“Ata do të rishqyrtojnë përparimin e ‘Rreshtimit të Parandalimit dhe Mbrojtjes’ së konceptit të zonës euro-atlantike, si dhe do të finalizojnë këshillat e tyre mbi ‘Konceptin për Luftime Capstone’ të NATO-s”, njoftoi NATO.

Më tej, në njoftim theksohet se të pranishmit në takim më pas “do të konsiderojnë kërcënimet aktuale dhe të ardhshme”, së bashku me një diskutim mbi mësimet e nxjerra nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Komiteti Ushtarak tradicionalisht mblidhet dy herë në vit në selinë e NATO-s në Bruksel, si dhe një herë në vit në një vend anëtar të aleancës. Puna e tyre kryhet në baza ditore nga përfaqësuesit ushtarak të përhershëm në selinë e NATO-s në Bruksel. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.