BRUKSEL – BE i kërkon AstraZenecas vaksinat e prodhuara në Britaninë e Madhe

BRUKSEL, 27 janar /ATSH-AFP/ – BE i kërkoi laboratorit britanik AstraZeneca për të shpërndarë ashtu si ishte rënë dakord vaksinat antiCOVID-19 të prodhuara në dy uzinat që ndodhen në Britaninë e Madhe, ndërkohë që grupi ka parashikuar të shpërndajë në tremujorin e parë vetën një të katërtën e dozave të premtuara, sipas një zyrtari të Bashkimit Europian.

“Është e papranueshme të shohësh afatin e dorëzimit të reduktuar menjëherë në një të katërtën e asaj që supozohej të na dorëzohej në tremujorin e parë”, theksoi zyrtari e BE-së.

“Kontrata e nënshkruar parashikon që AstraZeneca do të mobilizojë katër uzina, dy prej të cilave ndodhen në Britaninë e Madhe, për të prodhuar dozat e destinuara për në BE, ashtu si Brukseli i ka kërkuar të bëjë”, theksojnë burime europiane. //ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.