TIRANË, 27 janar /ATSH/ “Vllaznia” rezulton kampione sa i takon pikëve të fituara në kohën shtesë sipas një analize që Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë skuadrave të Kategorisë Superiore.
Goli i Ardit Hoxhajt të “Vllaznisë” në kohën shtesë në transfertën e fortë të Bylisit është për momentin simboli i dominimit të thellë të “Vllaznisë” në këtë kampionat në aspektin e shifrave. Po a është me të vërtetë kaq decizive për klasifikimin, shënimi golave në kohën shtesë?
Në këtë klasifikim të veҫantë, FSHF ka llogaritur rezultatet e ndeshjeve, në rastin se të gjitha ndeshjet do të ishin mbyllur ekzaktësisht në minutën e 90-të, verifikohet se “Vllaznia” është skuadra që ka fituar më shumë pikë në kohën shtesë deri në këtë moment të kampionatit.
/r.e/