TIRANË, 26 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi gjendjen e akseve kombëtare, ndërkohë që gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, ndërsa në veri ka pasur reshje bore me intensitet normal.
ARRSH informon se është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës dhe se vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
“Rënia e materialeve në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë-Arrëz-Kalimash, Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren për të mbajtur situatën në kontroll”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Po ashtu, në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.
“Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet”, vijon njoftimi.
/m.m/r.e/