SHBA – Senati konfirmon Janet Yellen në krye të Thesarit

UASHINGTON, 26 janar /ATSH-ANSA/ – Senati amerikan ka konfirmuar emërimin e Janet Yellen, ish-presidente e Federal Reserve, në krye të Thesarit të SHBA.

Lindur në Brooklyn, gruaja e parë që drejton këtë ministri, do të ketë për detyrë të përmbushë planin e Bidenit prej 1,9 trilionë dollarësh për të shpëtuar dhe ringjallur ekonominë.

Yellen ka marrë tashmë në ditët e fundit miratimin e Komitetit të Financave të Senatit, ku ajo deklaroi ndër të tjera, se ”vlera e dollarit dhe monedhave të tjera duhet të përcaktohet nga tregjet”, duke përcaktuar ‘të papranueshme’ ndërhyrjen në kurset e këmbimit për të marrë avantazhe konkurruese”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.