SHBA – FMN ul parashikimet e rritjes ekonomike të zonës euro në 2021

UASHINGTON, 26 janar /ATSH-AFP/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar uli sot parashikimet për rritjen ekonomike të zonës euro në 2021, për shkak të rishfaqjes së pandemisë dhe masave kufizuese.

FMN pret një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 4,2%, një pikë më pak se në tetorin e kaluar dhe shumë larg 5,1% pritur nga SHBA-ja.

Gjermania pritet të regjistrojë një rritje prej 3,5% (-0,7 pikë), Franca +5,5% (-0,5 pikë), Italia +3% (-2,2 pikë) dhe Spanja +5,9% (-1,3 pikë).

Gjithashtu në kontinentin e vjetër, Britania e Madhe, goditur nga varianti i ri i koronavirusit, pret rënie të parashikimeve në 4,5% (-1,4 pikë)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.