SHBA – Biden: Po i afrohemi imunitetit kolektiv

UASHINGTON, 26 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi se SHBA-ja do t’i afrohet imunitetit kolektiv përballë COVID-19 deri në verë, duke shfaqur besimin e tij në vendosjen e vaksinave.

“Kam besim në faktin se deri në verë ne do t’i afrohemi imunitetit kolektiv”, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden.

I pyetur për datën në të cilën amerikanët do të mund të merrnin vaksinën, ai u përgjigj, nç pranverë.

“Mendoj se kjo përbën një sfidë logjistike të pazakontë në historinë e vendit tonë, por mendoj se ne mund ta bëjmë këtë”, konfirmoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.