Peleshi: FA në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura, 445 trupa në terren

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Forcat e Armatosura vazhdojnë punën në terren në ndihmë të komunitetit në zonat ku janë hasur problematika si pasojë e reshjeve apo rrëshqitjes së dherave.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot foto nga operacionet e FA në ndihmë të banorëve në qytete të ndryshme të vendit.
Ministri theksoi se “gjatë këtyre ditëve janë angazhuar 445 trupa nga Forcat e Armatosura dhe rreth 143 të kalueshmërisë së lartë apo në ndihmë të lundrimit në zonat me prezencë uji”.
“Gjatë këtyre ditëve në zonën e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Pukës, Elbasanit, Fierit janë angazhuar 445 trupa nga Forcat e Armatosura dhe rreth 143 të kalueshmërisë së lartë apo në ndihmë të lundrimit në zonat me prezencë uji”, tha Peleshi.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.