TIRANË, 26 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e marte parashikohet kryesisht i vranët. Në orët e para të 24 orëshit deri në mesditë, parashikohen reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve, në Verilindje në lartësitë mbi 300 metër si dhe Juglindje në lartësitë mbi 600 metër, parashikohen reshje të dendura bore.
Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut humbasin intensitet Në relievet kodrinore-malore, reshje e borës do të jenë me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 5-12m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do të ketë erë intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 22-28 m/s. Valëzim i forcës 4-5 ballë me lartësi vale 1.8-3.5m.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/8 | re shi |
Kukës | 2/4 | re shi/borë |
Lezhë | 7/9 | re shi |
Dibër | 1/3 | re shi/borë |
Durrës | 7/11 | re shi |
Tiranë | 7/10 | re shi |
Elbasan | 5/8 | re shi |
Berat | 6/10 | re shi |
Vlorë | 8/10 | re shi |
Korçë | 1/3 | re shi/borë |
Gjirokastër | 6/9 | re shi |
Sarandë | 5/10 | re shi |