TIRANË, 26 janar /ATSH – I. Vata/ Ekipet e bashkisë Kukës vazhdojnë të jenë në terren për zhbllokimin e rrugëve të mbuluar nga bora.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici i cili shprehet se ekipet e bashkisë po punojnë për hapjen e rrugës Kukës-Shishtavec
“Stafi i Bashkisë Kukës sapo bëri të mundur hapjen aksit rrugor Kukës-Shishtavec nga reshjet e borës.Ekipi është në terren dhe në gatishmëri për çdo situatë, me qëllim sigurimin e kalueshmërisë normale në të gjitha akset”, shprehet ai.
Orët e para të ditës së sotme e në vazhdim kanë sjellë reshjet të dendura dëborë në zonat rurale të bashkisë Kukës, ndërsa mjete e rënda të bashkisë dhe emergjencave civile vazhdojnë pastrimin e rrugëve.
Aktualisht rrugë nacionale janë të kalueshme dhe po punohet në zonat rurale për pastrimin e borës për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe të njerëzve. /r.e/