FUTBOLL – Deloitte: Klubet kryesore të Europës humbën 1,1 miliardë euro për shkak të pandemisë

BERLIN, 26 janar /ATSH-DPA/ – Njëzetë klubet kryesore në Europë humbën 1,1 miliardë euro (1,3 miliardë dollarë) në sezonin 2019-20 për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas raportit të fundit të ”Football Money League” nga konsulentët e kompanisë internacionale ”Deloitte”.

Raporti theksoi se shifra e kombinuar mund të rritet në dy miliardë euro në fund të sezonit aktual, për shkak të humbjeve të fitimeve ditore dhe zvogëlimit të të drejtave të transmetimit.

Barcelona kryeson humbjet me me 715,1 milionë euro.

Rivalët spanjollë të Realit të Madridit janë më prapa me 714,9 milionë euro.

Mbajtësi i titullit të Champions League, Bayern Munchen u ngjit në vendin e tretë me 634,1 milionë euro.

Manchester United u rendit prapa Bayernit në vendin e katërt me humbjen më të lartë të të ardhurave, me 131,1 milionë euro./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.