FOKUS – Menaxhimi i pandemisë nga Johnson përshpejton shkëputjen e Skocisë dhe Irlandës së Veriut

LONDËR, 26 janar /ATSH-ANSA/ – Shkëputja nga Britania e Madhe e Skocisë dhe e Irlandës së Veriut po kërcënon të përshpejtohet për shkak të polemikave të menaxhimit të urgjencës Covid-19 në ishull.

Ky alarm vjen nga ish-kryeministri britanik i laburistëve  Gordon Brown, skocez me origjinë, i cili e drejton gishtin drejt pasardhësit të tij konservator, Boris Johnson, nën dritën e sondazheve të botuara ditët e fundit, sipas të cilave një shumicë e qytetarëve skocezë (49% kundrejt 44% në këtë moment) mendojnë  se Skocia do të jetë e pavarur pas jo më vonë se 10 viteve.

Sondazhet për Irlandën e Veriut janë ndarë saktësisht në gjysmë për të njëjtën gjë, 47% kundrejt 47%, por me shumicën tani në favor të një votimi hipotetik për referendum.

Të dhënat e sondazhit u shfrytëzua nga kryeministrja skocez, Nicola Sturgeon, e cila ka premtuar se pas pandemisë do të organizojë një referendum të dytë për shkëputjen (pas atij të humbur në 2014) nëse partia e saj, Scotish National Party, SNP, do të forcojë shumicën e vet në parlamentin lokal të Edimburgut gjatë zgjedhjeve administrative të majit.

Brown, anasjelltas, në një koment në ”Telegraph”, gazetë prokonservatore, akuzoi kryeministren aktuale skoceze se ka nxitur tensione të reja te kombet pakicë të mbretërisë për sa i përket menaxhimit të pandemisë, ndonjëherë duke i bërë ato të duken si ato raste ”të padukshme”.

Ai kërkoi krijimin e një komisioni të përbashkët me të gjitha entitetet kombëtare dhe rajonale për rikthimin e besimit të thyer.

Ky komision do të vlerësojë korrektimin institucional për të qeverisur vendin në një formë më federale./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.