FOKUS – Analistët e migracionit: Pandemia mund të ushqejë rritjen e refugjatëve në Europë

VJENË, 26 janar /ATSH-DPA/ – Numri i refugjatëve që po drejtohen në Europë këtë vit ka të ngjarë të rritet për shkak të pandemisë së koronavirusit, parashikon instituti vjenez, ICMPD mbi politikën e migracionit.

”Disponueshmëria e përmirësuar e vaksinave dhe kujdesit shëndetësor në Europë dhe kriza ekonomike globale e shkaktuar nga pandemia pritet të ushqejnë nivele më të larta të migrimit në bllok”, theksoi Michael Spindelegger, kreu i Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD) me seli në Vjenë.

“Në BE, njerëzit marrin vaksinim falas. Kjo është shumë me interes për refugjatët nga Afrika, Amerika Latine dhe Azia. Prandaj ne presim një rritje të imigracionit të paligjshëm,” shtoi Spindelegger, i cili është gjithashtu ka qenë ish-nënkancelar dhe ministër i Jashtëm.

“Në shumë vende, shpresat ekonomike po veniten. Prandaj presioni për të emigruar do të intensifikohet”, parashikoi ai.

Ekspertët e ICMPD thonë se ata kanë vëzhguar shfaqjen e rrugëve të reja të migrimit në Europë, të tilla si nga Libani në Qipro ose nga Mauritania në ishujt Kanarie.

Sipas organizatës, numri i migrantëve që i përdorin ato është rritur me 900%.

Në rrugën mesdhetare qendrore përmes Tunizisë, numrat janë rritur me 155% gjatë vitit të kaluar.

Spindelegger gjithashtu tha se ai pret një rritje të migrimit nga Amerika Latine sapo të rikthehen linjat e fluturimit, pasi rajoni është goditur shumë më shumë ekonomikisht se Bashkimi Europian. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.