COVID-19 – Zelanda e Re drejt mbylljes të kufijve për turistët për gjithë vitin 2021

UELLINGTON, 26 janar /ATSH-ANSA/ – Zelanda e Re ka të ngjarë të mbajë kufijtë e saj të mbyllur për turistët për pjesën tjetër të vitit, deklaroi kryeministrja Jacinda Ardern sot gjatë një konference shtypi.

Ardern shpjegoi se për të rihapur kufijtë do të jetë e nevojshme të sigurohet për efektivitetin e vaksinave kundër përhapjes së koronavirusit ose që ka njerëz të mjaftueshëm të vaksinuar në vend.

Kryeministrja konfirmoi interesimin korridorin e udhëtimit me Australinë, i cili u pezullua dje nga Canberra për 72 orë, por theksoi se pjesa tjetër e botës paraqet një rrezik shumë të madh për shëndetin dhe ekonominë tonë.

Dje, ministri Australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, njoftoi pezullimin për 72 orë të ”korridorit të udhëtimit” me Zelandën e Re pas zbulimit të infeksionit të parë lokal të koronavirusit në vend që nga nëntori i kaluar. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.