COVID-19 – BM vendi i parë në Europë që kalon pragun e 100 000 viktimave

LONDËR, 26 janar /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe është bërë vendi i parë në Europë që kalon pragun e 100 000 viktimave si pasojë e koronavirusit të ri, në një kohë kur kufizimet dhe masat të destinuara për të frenuar pandeminë po kundërshtohen gjithnjë e më shumë në botë, shpeshherë me dhunë.

Sipas autoriteteve shëndetësore britanike, 1 631 të vdekur janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 100 162 të vdekur.

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi sot se mbante përgjegjësi të plotë për veprimin e qeverisë së tij, në një kohë që Britania e Madhe ka kaluar pragun e 100 000 viktimave, bilanci më i rëndë në Europë.

“Jam shumë i dëshpëruar për çdo jetë të humbur dhe sigurisht, si kryeministër mbaj përgjegjësi të plotë për gjithçka që qeveria ka bërë”, deklaroi ai në një konferencë shtypi.

Që prej shhfaqjes në fund të vitit 2019, COVID-19 ka shkaktuar të paktën 2,1 milionë persona dhe ka prekur më shumë se 99,6 milionë persona në botë, sipas të dhënave zyrtare./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.