Bashkëqeverisja/ Shalsi: Kapitull i ri në marrëdhënien e qeverisë me sipërmarrjen

TIRANË, 26 janar /ATSH/ Platforma e bashkëqeverisjes ka sjellë gjithnjë e më afër vëmendjen e qeverisë ndaj çështjeve dhe poblemeve të biznesit.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi e cilëson platformën e bashkëqeverisjes një risi, që çeli një kapitull të ri në marrëdhënien e qeverisë me sipërmarrjen.

Shalsi përmes një videoje ilustruese ka risjellë në vëmendje, hapat që duhen të ndjekë një biznes në rast se dëshiron të regjistrojë ankesën e tij në platformën e bashkëqeverisjes.

Platforma e bashkëqeverisjes prej më shumë se një viti që është vënë në zbatim, fokusohet jo vetëm tek ankesat e shqetësimet e bizneseve, të cilat trajtohen me mjaft prioritet, por tashmë kjo platfomë është në dispozicion të biznesit, ku një skuadër e veçantë punonjësish ndjek problemet rast pas rasti. e.xh./j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.