Vaksinimi antiCovid/ Sot u vaksinuan ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve kryen sot vaksinën antiCovid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot fotografi gjatë kryerjes së vaksinave nga mjekët në Qendrën e Vaksinimit në stadiumin Air Albania.

“Dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve, në vijën e parë të përballjes me virusin e rrezikshëm, janë sot më të mbrojtur pas kryerjes së vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, theksoi Manastirliu.

Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 në Shqipëri nisi më 10 janar, ku të parët që po marrin këtë shërbim janë personeli shëndetësor, që do të pasohen nga të moshuarit apo grupet që konsiderohen më të rrezikuarat.

Distanca mes dozës së parë dhe marrjes së dozës së dytë është 21 ditë. Deri tani, vaksinimi nuk ka shfaqur asnjë problematikë tek asnjë mjek dhe infermier që ka injektuar dozën e parë

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.