TURQI – Athina dhe Ankaraja rinisin bisedimet për gazin natyror

STAMBOLL, 25 janar /ATSH-DPA/ – Greqia dhe Turqia pritet të rinisin bisedimet eksploruese të hënën pas një ndërprerje pesëvjeçare për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi burimet e gazit natyror në Egjeun Lindor.

Raundi i 61-të i konsultimeve do të mbahet në metropolin turk të Stambollit.

Sipas njoftimeve të medias, delegacioni turk do të drejtohet nga zëvendësministri i Jashtëm Sedat Onal, ndërsa delegacioni grek nga diplomati, Pavlos Apostolidis.

Konflikti për gazin natyror po konflikton prej muajsh me radhë dy vendet fqinje, të dy aleatë të NATO-s.

Greqia, anëtare e BE, akuzon Turqinë për eksplorimin në kërkim të gazit natyror në zonat detare që, sipas ligjit ndërkombëtar detar, mund të shfrytëzohen vetëm nga Greqia.

Sipas Ankarasë, këto zona i përkasin shelfit kontinental turk.

Bisedimet eksploruese midis Ankarasë dhe Athinës u zhvilluan për herë të parë në shkurt 2002.

Tradicionalisht, të dy palët nuk zbulojnë zyrtarisht statusin dhe zhvillimin e bisedimeve dhe, se sa të frytshme do të jenë ato mbetet për t’u parë.

Deri më tani, palët në konflikt as nuk kanë rënë dakord për atë që duan të diskutojnë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.