SIDNEJ, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt njoftoi pezullimin 72 orësh të korridorit të fluturimeve ajrore me Zelandën e Re.
Vendimi u mor pas zbulimit të infeksionit të parë lokal të koronavirusit në Zelandën e Re që nga nëntori i kaluar.
Frika e autoriteteve australiane është se rasti mund të jetë një rast i variantit të Afrikës së Jugut, një mutacion shumë më ngjitës i COVID-19. /os/