Projekte në shërbim të të rinjve/ Kushi, takim në Agjencinë Kombëtare të Rinisë

TIRANË, 25 janar/ATSH/ ”Ligji i ri “Për rininë” dhe ngritja së fundmi e Agjencisë Kombëtare të Rinisë janë dëshmia më kuptimplotë e qeverisë shqiptare për shtimin e vëmendjes ndaj rinisë, pjesës më vitale të shoqërisë”, deklaroi sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi.

Kushi zhvilloi një takim me stafin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Ministrja theksoi se buxheti gjithmonë në rritje dhe konsolidimi i vazhdueshëm jo vetëm me burime njerëzore të kualifikuara, por edhe me një axhendë të plotë dhe të larmishme projektesh e aktivitetesh, janë garanci për mbarëvajtjen e këtij institucioni në përmbushje të misionit të tij dhe promovimin e të drejtave të të rinjve.

“Bashkëbiseduam rreth planit të aktiviteteve gjatë muajve të ardhshëm, si dhe ndamë pikëpamjet për të çuar përpara vetëm projekte të mira në shërbim të rinisë”, u shpreh ministrja. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.