Me devotshmërinë dhe pasionin për punën, Lindita prej 23 vitesh në shërbim të të porsalindurve

TIRANË, 25 janar/ ATSH/ Mjekët në të gjithë botën po përballen sot në vijën e parë me virusin COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shpreh mirënjohje për bluzat e bardha për sakrificën e tyre të përditshme në mbrojtje të jetës.

Manastirliu publikoi sot historinë e Linditës, e cila me devotshmërinë dhe pasionin për punën, prej 23 vitesh është në shërbim të të porsalindurve dhe nënave të reja në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Lindita Sulçe, me devotshmërinë dhe pasionin për punën, prej 23 vitesh është në shërbim të të porsalindurve dhe nënave të reja në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë””, tha Manastirliu.

Nga 1 janari i këtij viti pagat e mjekëve infermierëve dhe laborantëve në të gjithë vendin kanë njohur rritje me 40%

Kjo rritje bëhet për t’i dhënë një vlerë të shtuar punës e përpjekjes që bëhet nga punonjësit e sektorit të shëndetësisë, sidomos në situatën me të cilën po përballen për shkak të COVID-19.

Ndërkohë nga viti 2019, kur nisi shpërndarja e bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur.

Qeveria thotë se është e vendosur të vijojë me programin universal të bonusit të bebes për çdo të porsalindur. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.