Kosovë/ 615 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

PRISHTINE, 25 janar /ATSH/ -Qytetarët në Kosovë vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka vendosur 615 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 679 raste active me COVID-19.

Ndërsa, numri total i rasteve positive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.