Kënga qytetare fierake humb mjeshtrin e saj, Timo Lule

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Kënga qytetare fierake ka humbur sot bilbilin dhe mjeshtrin e saj, Timo Lule.

Lajmin për vdekjen e artistit e dha kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi i cili shprehet se “artisti në shpirt e karrierë të gjatë i dha jetë jo vetëm këngës, por edhe artit në Fier si drejtues artistik i shtëpisë së kulturës”.

“Timo është ndarë fizikisht prej nesh, por ka lënë pas një pasuri të madhe artistike si në interpretim, ashtu dhe në përpunimin e këngës qytetare e popullore, duke i qëndruar besnik tabanit dhe traditës lokale”, u shpreh Subashi.

Libri i tij, “Fieri dhe Kënga”, botuar më 2009, është një tjetër dëshmi që do të transmetojë ndër breza, bashkë me studimin në fushën e folklorit muzikor e historisë, edhe emrin e bilbilit të këngës qytetare fierake, besnikut të traditës, Timo Lule.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.