FORMULA 1 – Maya pilotja e parë e ”Akademisë Ferrari”

MARANELLO, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Është 16 vjeçe, është holandeze dhe quhet Maya Weug.

Ky është profili i shoferes, e cila do të shkruajë një faqe në historinë e Ferrarit, e para femër që pranohet në Akademinë e Shoferëve në Maranello.

Pas një përzgjedhje në të gjithë botën, katër vajzat që arritën në fazën e fundit, përveç Weug, ishin edhe Doriane Pin, Antonella Bassani dhe Julia Ayoub, të cilat u përballën me sprova të mëdha.

Maya e ka trashëguar pasionin nga babai i saj dhe ka marrë pjesë në garat Go-kart në moshën shtatë vjeçare.

“Do ta kujtoj këtë ditë përgjithmonë! Jam shoferja e parë e Akademisë Ferrari, gjë që më bën të kuptoj se bëra mirë që ndoqa ëndrrën time. Do të jap gjithçka për të kënaqur ata që besuan tek unë, pasi unë meritoj të vesh ngjyrat e Akademisë”, ishin fjalët e Maya. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.